Familja e Michael Jackson nderoi Mbretin e Popit, pasi që nëse do të ishte gjallë do të kishte festuar ditëlindja e tij e 62-të të shtunën.

Për të shënuar këtë datë, motrat e këngëtarit, Janeta Jackson, LaToya Jackson dhe vëllai Tito Jackson, ndanë mesazhe prekëse për fituesin e e 13 çmimeve Grammy në llogaritë e tyre sociale.

Vajza 22-vjeçare e interpretuesit legjendar, Paris, publikoi një fotografi të montuar ku shihej bashkë më babain.

Paris ishte vetëm 11 vjeç kur babai i saj vdiq në vitin 2009, transmeton rtv21.tv.

Motra më e vogël e Michael, Janet, 54 vjeç, gjithashtu shkruajti një mesazh të ëmbël, “Më ka marrë malli për vëllain”.


LaToya, 64, vendosi të ndajë një foto që nga fillimi i karrierës së tij në në plazh me një buzëqeshje.


Vëllai i artistit, Tito, ngarkoi një foto familjare, e cila i tregoi Michael në qendër që mbante balona shumëngjyrësh.


Michael vdiq në vitin 2009 në moshën 50 vjeç ndërsa ishte duke u përgatitur për turneun e tij “This Is It”./21Media