Sot është zhvilluar derbi i Londrës

Sot është zhvilluar derbi i Londrës

Ka përfunduar ndeshja në mes të West Ham-it dhe Tottenham-it, me fitoren e skuadrës mysafire me rezultat 2:3.

Golin e parë për Tottenhamin në këtë derbi të qytetit të Londrës e shënoi Heung-Min Son në minutën e 36-të të ndeshjes, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë ai e asistoi golin e dytë të Tottenahmit, këtë herë të shënuar nga Lucas Moura. Qendërsulmuesi anglez Harry Kane shënoi për 3:0 në minutën e 49-të të ndeshjes.

Kurse, në minutën e 73-të të ndeshjes, Michael Antonio shënoi golin e parë për vendasit. Në këtë ndeshje shënoi edhe Angelo Ogbona, mirëpo në fund Mourinho dhe skuadra e tij dolën triumfues.

Me tre pikët e fituara nga kjo ndeshje, Tottenhami radhitet momentalisht në pozitën e gjashtë në tabelën e Premierligës, me 17 pikë të grumbulluara nga 13 ndeshjet e para.