''Mendoj se zotëri Van Gaal ka lënë një grup të mirë të djemve, me raporte të mira''

”Mendoj se zotëri Van Gaal ka lënë një grup të mirë të djemve, me raporte të mira”

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka folur rreth  dhe lojtarëve të skuadrës të tij. Në lidhje me këtë, portugezi ka folur edhe për ish trajnerin e kësaj skuadre,  Louis van Gaal.

“Ky grup është shumë i mirë. Me djem të sinqertë e djem të mirë. Mendoj se zotëri Van Gaal ka lënë një grup të mirë të djemve, me raporte të mira. Por mendoj se këtyre djemve ju mungon lumturia, ju mungon besimi, ju mungon besimi në vetvete”, ka thënë Mourinho.

Ai ka shtuar se do të mund të bëjnë punë të mëdha.

”Kur të ribashkohemi sërish më 9 korrik për sezonin tjetër, ky grup do të jetë më i fortë. Lojtarët e rinj kur të arrijnë do të gjejnë një grup që është i gatshëm për gjëra të mëdha”, ka thënë më tutje Mourinho./21Media