Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka reaguar ashpër ndaj talljeve që ju bënë nga Arsenali, pas humbjes së Tottenhamit ndaj Sheffield United. Ai pohoi se rivali i Londrës veriore nuk ka asnjë sukses të vetin të cilin mund ta festojë, prandaj gjen ngushëllim në vështirësitë e të tjerëve.

“Mendoj se sikur ata të ishin në krye të ligës apo duke luftuar për top katërshe në një moment të mirë, ata nuk do të gëzoheshin për problemet e të tjerëve. Problemet e të tjerëve i shijon vetëm kur je vetë në telashe”, tha Mourinho. Në fund kjo flet më shumë për ta. Ata nuk kanë për çfarë të festojnë, prandaj u duhet ta shfrytëzojnë çdo mundësi për ta bërë këtë. Ata janë në situatë të ngjashme me neve në renditje”, shtoi ai.