Menaxheri i Tottenhamit, Jose Mourinho tha se Gareth Bale duhet të luftojë dhe ta meritojë shansin për të luajtur.

Bale u bashkua me “Spursat” në verë si huazim, por deri më tani ka dështuar për të dhënë kontributin e pritur nga ai. Bale është shfaqur vetëm katër herë në Premier League, edhe pse ai ka luajtur më shpesh në Europa League këtë sezon.

Ai gjithashtu mund të jetë pjesë e ekipit të “Spursave” për t’u përballur me Wycomben këtë javë në FA Cup, por Mourinho tha se Bale duhet të fitojë mundësitë e tij ashtu si çdo lojtar tjetër në ekip.

“Unë nuk mund t’u jap lojtarëve minuta, minutat në fushë nuk janë diçka që mund t’i jap, kështu që nuk po shkoj në këtë drejtim. Ne të gjithë i dimë vështirësitë që ai kishte për disa sezone, të gjithë e dimë që ai erdhi i dëmtuar. Gjëja më e rëndësishme për të është të jetë konsistent, të stërvitet pa ndonjë problem dhe kur një lojtar është i qëndrueshëm në stërvitje, me intensitet i lartë dhe pa ndonjë problem, atëherë lojtari është i gatshëm për të luajtur.”, tha Mourinho.