Pozita e Mourinhos te Tottenhami nuk është në rrezik, pavarësisht rezultateve jo të mira që po ka Tottenham, raporton “The Mirror”.

Portugezi është duke dëshpëruar me rezultate jo të mira, ku nga pesë ndeshjet e fundit, Tottenham ka regjistruar katër humbje.

Por, raportohet se krerët e skuadrës londineze nuk dëshirojnë të bëjnë ndryshime në ekip dhe staf deri në verë dhe se ata kanë besim në Jose Mourinhon.