Reperi i njohur, Mozzik edhe gjatë pandemisë  ka vazhduar punën e tij sa i përket projekteve muzikore.

Ai aktualisht është duke finalizuar albumin e ri me titull “Mozzart”, për të cilin ka bashkëpunuar me profesionistë të huaj. Përmes një postimi në Instagram, Mozzik thotë se viti 2020 është vit i tij.

Betohem qe edhe ky vit është komplet i jemi. #Mozzik, vetëm hite”, ka shkruar Mozziku.

Kujtojmë se, album i reperit do të publikohet më 31 korrik, e deri më atë datë do të publikohen tri këngë që janë pjesë e albumit. Ai po ashtu ka bërë të ditur edhe titujt e këngëve të albumit, disa prej të cilave janë publikuar më herët nga ai. Në këtë album janë edhe tri bashkëpunime, ai me Unikkatilin, me Kidën dhe Getinjon. /21Media