Reperët Mozzik dhe Loredana janë ndër më të pëlqyerit në zhanrin e muzikës që kultivojnë. Ata ishin në lidhje dashurie, e nga kjo lidhje kanë një vajzë Hanën.

Megjithatë në vitin e kaluar çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, përcjell portali rtv21.tv

Por, një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale,  ka vënë në dyshim fansat e dyshes për një ribashkim të mundshëm.

Ata shihen bashkë në një dyqan rrobash. Në postim thuhet se video është realizuar me 25 shtator të këtij viti, megjthatë një gjë e tillë nuk është komentuar nga ata.

Por, një detaj që ia vlen të përmend është se dyshja bartin maska, gjë që lë të nënkuptohet se video është realizuar pas ndarjes së tyre, d.m.th kur çifti ishin bashkë ende nuk ishte shfaqur pandemia e koronavirusit./21Media

 

View this post on Instagram

 

25.09.2020 @mozzik & @loredana together in Stuttgart😍🥺❤️❤️

A post shared by 24hlore (@24hlore) on