Boksieri i njohur, Robin Krasniqi ditë më parë, është shpallur kampion bote në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në versionin IBO.

Me Krasniqin së fundmi e ka takuar edhe reperi i njohur, Mozzik. Mozzik  ka publikuar një fotografi me kampionin në Instagram, teksa ka krahasuar qëllimin e përbashkëta të tij me ato të boksierit.

“‘Nuk ka asnjë sekret në pasojën e suksesit. Ai është rezultat i përgatitjes, punës së madhe dhe mësimeve nga dështimet’ – Kolin Pauell. Me jaranin Robin Krasniqi, kampionin botëror në fushën e boksit. Dytë profesione të ndryshe por dytë të njëjtin qëllim, t’i tregojmë botës kush jemi, të thyejmë rekordet e sukseseve. Të bëjmë krenarë Kosovën e Shqipërinë, e gjithë shqiptarët kudo në botë”, ka shkruar reperi në Instastory.

Kujotjmë se, Haxhi Krasniqi  u bë kampion bote pasi në përballje me gjermanin Dominic Boesel. Krasniqi triumfoi meqë e nokautoi kundërshtarin në raundin e tretë, duke u bërë shqiptari i parë që fiton dy tituj të mëdhenj./21Media