Reperi i mirënjohur ferizajas, Mozzik para pak ditësh publikoi këngën e re, “Madona”. Ndonëse ka vetëm dy ditë nga publikimi, kënga e reperit të njohur deri më tani arriti mbi 4 milionë klikime.

Reperi ndau një fotografi në Instagram ku shfaqet shumë i lumtur, teksa i gëzohet suksesit të kësaj kënge.

“4 milionë, dy ditë”, shkroi ai krahas fotografisë.

Tekstin e kësaj kënge e shkruar vet reperi, teksa për producimin dhe muzikën është përkujdesur producenti Rzon. Videoklipi i është besuar produksionit “Entermedia”./21Media