Shumë shpejt do të publikohet pjesa e parë e dokumentarit të rep-artistes së njohur shqiptare Loredana Zefit.

Pjesë e dokumentarit të Loredanës është edhe Mozzik i cili shihet i përlotur në video.

“Thjesht nuk është e mundur të shpjegosh 2 vitet e fundit të jetës në një intervistë, por t’i përshkruash ato me foto po. Ky është traileri për dokumentarin tim me katër pjesë që kam xhiruar me Spotify për më shumë se 1 vit. Shumë mendojnë se udhëtimi im tashmë ka mbaruar, por ai sapo ka filluar”, ka shkruar Loredana në rrjetin social Instagram krahas videos që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Dokumentar është i ndarë në katër pjesë, ndërsa pjesa e parë publikohet më 25 nëntor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana)

Ndryshe, “Tut mir nicht leid” është projekti i fundit muzikor nga Loredana. Deri tani kënga ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media