Reperi i mirënjohur ferizajas, Mozzik u prit në takim nga i pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Reperi ia dhuroi të parit të komunës albumin e tij të ri “Mozzart”, e që sipas tij këtë veprim e bëri që të shërbejë si aset kulturor i një djali që e do këngën.

“Punet që njerëzit i kryejnë nuk janë të njejta. Ato dallojnë për nga rëndësia, natyra dhe përgjegjësia. Unë, si qytetar i Ferizajt me aq mundësi sa kam po vë një gur ne kalanë kulturore të ngritur të qytetit tonë. Unë këtë album, sot, me respekt të veçantë po ia dhuroj kryetarit të komunës, z.Agim Aliut. Le të shërbejë si aset kulturor i një djali që e do këngën. Me nderime, Mozzik!”, ishte shkrimi i Mozzik.

Mozzik para disa ditësh organizoi një turne për promovimin e albumit të tij në disa qytete të Kosovës, por që u ndërpre nga Policia e Kosovës. Ky organizim i tij ngjalli reagime të shumta në publik./21Media