“Jam i dëshpëruar por buzëqeshi, kjo është jeta ime”, ka shkruar reperi i njohur ferizajas, Mozzik përmes një fotografie të publikuar në Instagram.

Nuk dihet se pse erdhi një postim i tillë nga reperi, por mund të jetë edhe thjeshtë një thënie e tij e preferuar.

Sa i përket jetës pritvate, Mozzik dhe reperja Loredana ishin në lidhje dashurie, e nga kjo lidhje kanë një vajzë Hanën. Megjithatë në vitin e kaluar çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Mirëpo, kohëve të fundit po flitet për një ribashkim të tyre.

Ndryshe, reperi Mozzik po e shijon suksesin e albumit të ri “Mozzart”, të cilin e publikoi në fund të muajit korrik./21Media