Se a ekziston apo jo koronavirusi është njëra prej diskutimeve që përveç njerëzve të zakonshëm, ka përfshirë edhe estradën.

Megjithatë, reperi i njohur Mozzik beson se ka virus, andaj ai ka apeluar të gjithë fansat që të bartin maskat në mënyrë që të mbrohen, shkruan portali rtv21.tv

“KA VIRUS Covid 19 e kemi kudo , iu lutem të gjithëve të mbani maskat !Respektoni rregullat ! Edhe njëherë KA VIRUS “, ka shkruar Mozzik poshtë një videoje të publikuar në Instagram ku shihet duke e vendosur maskën, e pas këtij vepri ai duartrokitet nga bashkëpunëtorët e tij.

Sa i përket projekteve muzikore reperi më 17 korrik do ta publikojë këngën e tij të re, “Baby”./21Media