Reperi i njohur Mozzik sot feston ditëlindjen. 25 vjetori e gjenë me një karrierë të suksesshme në muzikë, por edhe baba i një vajze të quajtur Hana.

Është pikërisht e bija, e cila i ka zbukuruar edhe më shumë festën Mozzikut. Ai në Instagram ka publikuar një video ku Hana këndon këngën e ditëlindjes për babin e saj.

“E pikërisht sot 25 vite Zoti më dha frymën e parë !Sa falenderues jam për gjitha të mirat që më rrethojnë , familjen e shoqërinë e shëndoshë , e gjithë fansat që më përcjellin në qdo moment. I gëzofshim edhe 100 së bashku të gjithë !”, ka shkruar Mozzik poshtë videos.

Reperi ka marrë urime të shumta edhe nga familjarët tjerë, miqtë, koelgët e fansat./21Media