Në familjen e reperëve të njohur,  Mozzik dhe Getinjo sot ka festë pasi që ky i fundit feston ditëlindjen e 29-të.

Getinjo deri tani ka pranuar urime të shumta nga fansat dhe shoqëria, natyrisht se në mesin e urimeve nuk ka munguar as urimi i Mozzikut vëllait të tij.

Mozziku publikoi disa fotografi pranë Getinjos, teksa shkroi fjalët më të mira për të. “Urime ditëlindjen mbreti im”, ka shkruar Mozzik në urimin për vëllain e tij.

Getinjo dhe Mozziku, gjatë viteve sa janë në skenë kanë sjellur edhe disa bashkëpunime të cilat janë pëlqyer shumë nga fansat e dyshes. /21Media