Mozzik reagon pas aksidentit zingjiror në Gjilan

Mozzik reagon pas aksidentit zingjiror në Gjilan

Rep-artisti i njohur shqiptar, Mozzik ka reaguar pas aksidentit që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit, ku mbeti një i vdekur dhe 23 të tjerë të lënduar.

Artisti është shprehur i tronditur nga ngjarja që ka ndodhur si dhe iu ka shprehur ngushëllime familjarëve, shkruan rtv21.tv

I tronditur nga ngjarja në Gjilan! Nugushellime familjes Qoqaj ngushellime të afërmëve! Mëshira e Zotit qoftë mbi të lënduarit! Shumë e rëndë tragjedia! I’u forcoftë e i’u ruajt Zoti! Me respekt Mozzik!”, thuhet në shkrimin e publikuar në rrjetin social, Instagram.

Një person ka humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë zingjiror që ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në QKUK (Qendra Klinike Universitare e Kosovës). Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Drejtori Klinik në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Ndërsa, për të lënduarit që po trajtohen në Gjilan, Hajrullahu ka thënë se e kanë gjendjen stabile dhe janë shtrirë në reparte të ndryshme të spitalit. Aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:20,  është shkaktuar nga një kamion transportues, janë përfshirë disa vetura.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se shoferi i kamionit është ndaluar për 48 orë./21Media