Reperi i njohur Mozzik publikisht ka përkrahur presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, në raste të ndryshme, shkruan portali rtv 21.tv

Sot, Mozzik ka qenë mysafir i të dyve dhe u ka dhuruar atyre kopjen e albumit “Mozzart” të cilin e ka publikuar para disa ditësh.

Reperi në rrjetet sociale ka ndarë fotografi nga takimet që pati me Thaçin dhe Veselin.

Ndërsa edhe presidenti nuk e ktheu duarthatë Mozzikun duke ia dhuruar atij një libër./21Media