Reperi i njohur, Mozzik, sot vizitoi Prekazin. Ai në rrjetet sociale publikoi disa fotografi ku shfaqet tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Mozzik mbi këto fotografi shkroi se historia duhet kujtuar deri në fund t jetës. Reperi gjithashtu theksoi se “Secili nga ne dhamë diçka për UÇK-në, por dikush i dha të gjitha”.

“Në Prekazin historik! Lavdi të rënëve. Secili nga ne dhamë diçka për UÇK-në, por dikush i dha të gjitha. Ruajeni historinë, kujtojeni, e duajeni atë deri në fund të jetës”, shkroi Mozzik.

Kujtojmë që, Mozzik ndërkohë po e shijon suksesin e albumit të ri “Mozzart”, të cilin e publikoi në fund të muajit korrik./21Media