Reperi i njohur, Mozzik javën e kaluar ka publikuar albumin e ri me titull “Mozzart”, për të cilin ka pranuar komente të mira nga fansat e tij.

Mozzik përmes një postimi në Instagram kishte njoftuar ndjekësit se do t’i shpërndajë 30 mijë CD të albumit në 7 qytete të Kosovës.

Turneu nis sot, duke filluar nga qyteti i Mitrovicës në orën 12:00, për të vazhduar në Vushtrri në orën 14:00, më pas në Pejë nga ora 15:00.

Kurse, nesër turneu do të vazhdojë në Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj. /21Media