Reperi i njohur, Mozzik njoftoi fansat e tij se në fund të muajit qershor publikohet albumi i tij i ri.

Ky album për të cilin reperi ka punuar shumë përmban 20 këngë.

Me anë të një postimi në Instagram, Mozzik zbuloi kopertinën e albumit, në të cilin shihen prindërit dhe vëllai i tij.

Mozzik përmes këtij postimi tha se nëse bëhen 500 mijë komente në atë postim, atëherë do t’i bëjë publike titujt e këngëvë.

“Sa ma shpejt qe bohen 500mije komente #2Euro i qes edhe emrat e kongve e ma shume detaje .. shkojme mezi po pres me nda Albumin me juve ”, ka shkruar Mozzik. 

https://www.instagram.com/p/CAyZBLWldli/

Pas publikimit të këngës ‘Lass Mal’, Mozzik ka bërë të ditur që ka në plan një bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur, Kida dhe pastaj publikimin e albumit./21Media