Pandemia e koronavirusit është bërë shkak që të anulohen shumë aktivitete kulturore, sportive e këtyre nuk i kanë shpëtuar as mbrëmjet muzikore e koncertet, shkruan portali rtv21.tv

Ka më shumë se dy muaj që prej kur artistet nuk kanë performuar para fansave të tyre. E kjo gjë po i mungon reperti të njohur Mozzik.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar për mallin që ndjen. “Sa me ka marr malli për koncerte.”

Megjithatë Mozzik nuk ka qëndruar pasiv gjatë karantinës, ai para dy javësh ka lansuar këngën “Lass mal”, e cila ka marrë mbi 4 milionë klikime në youtube./21Media