Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut, 125 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 167 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme

Nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, pas çka evidentuar se një person nuk e ka respektuar masën për vetizolim.

Sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse është evidentuar se 1068 persona kanë bërë shkelje të kësaj mase, raporton TV21./21Media