MPB: Qytetarët të mos i shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët se nëse planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, është më mirë t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë.
Përmes një komunikate Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët të cilët qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë, se mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por se në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të kësaj ministrie.
Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme është duke kryer veprime në të gjitha pikat kufitare, me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se veprimet kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, saktësisht çështjen e targave të automjeteve.
Ai ka njoftuar se nga 15 shtatori s’ka në qarkullim asnjë veturë me targat ”KS”, duke thënë se targat e vetme ligjore janë ato me denominimin ”RKS”./21Media

Back to top button