MPJ: Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare

Ahmeti: Në momentin e duhur do të aplikojmë për anëtarësim
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, thotë se kanë bërë listën e prioriteteve për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ai deklaron se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkim Evropian, Këshill të Evropës dhe do të shohin mundësitë për përafrim me NATO-në, fillimisht duke u anëtarësuar me të drejta të plota në kartën e Adriatikut A5. Mirëpo të gjitha këto thekson se do të bëhen në momentin e duhur dhe të volitshëm për vendin./21Media

Back to top button