Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, sot mori pjesë në takimin që kryeministri Avdullah Hoti organizoi me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Republikën e Kosovës.

Në takim është diskutuar qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun dhe marrëveshje përfundimtare me Serbinë dhe është theksuar se objektiv kryesor në gjithë këtë proces është njohja reciproke në mes dy vendeve.

Sipas MPJ-së, Qeveria e Kosovës do të dialogojë bazuar në parimet e vendosura në këtë proces, në kompetencat kushtetuese, në respektim të plotë të integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterit unitar të Republikës së Kosovës./21Media