MPJD: Ju lutem mos udhëtoni nëpër Serbi

Shefi i stafit në Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD),  Sharr Jakupi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos udhëtojnë nëpër Serbi.

Ai tutje ka kërkuar që të gjithë ata që tashmë kanë hyrë në Serbi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.

”Ju njoftojmë se ne territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave. Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë”, ka shkruar Jakupi.

Disa banorë serbë sonte kanë dalur për të penguar qarkullimin e qytetarëve që duan të hyjnë në Kosovë, në pikën kufitare në Merdarë, duke lënë shumë qytetarë në pritje./21Media

Back to top button