MSh fton mjekët nga mërgata që të vijnë ta ndihmojnë në Kosovë

MSh fton mjekët nga mërgata që të vijnë ta ndihmojnë në Kosovë

Dita ditës po raportohet për ikjen e mjekëve e infermierëve nga Kosova , të cilët po gjejnë punë në vendet e BE-së.

Ditë më parë Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka paralajmëruar se në vitin 2023 parashihet që të largohen jashtë vendit edhe 1500 infermierë.

Në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës sot doli më një njoftim me të cilin fton specialistët e fushave të ndryshme mjekësore që kanë interes për angazhim dhe punë në institucionet shëndetësore publike të Kosovës.

“Ftesa u drejtohet specialistëve të fushave mjekësore pjesëtarë të mërgatës shqiptare, atyre nga rajoni por dhe profesionistëve të huaj mjekësor. Bashkëpunimi profesional në institucionet tona ka ekzistuar dhe aktualisht është duke marrë ritëm të ri. Por, në mënyrë që ky bashkëpunim të thellohet e dinamizohet ju ftojmë të shprehni interesimin tuaj për të ndihmuar vendin dhe sektorin krah për krah me kolegët që me mundin e dijen e tyre sigurojnë shërbimet në të gjitha nivelet.”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Tutje kjo ministri i lut që të drejtohen të gjithë të interesuarit që kanë përvojë të konsiderueshme pune në lëmitë ku veprojnë dhe veçanërisht ata që kanë dhe përvojë akademike.

“Për angazhimin e tyre do të bëhen marrëveshje me institucionet shëndetësore ose Ministrinë e Shëndetësisë. Angazhimi i profesionistëve shëndetësor nga mërgata dhe jashtë vendit do të respektoj kushtet e Udhëzimit Administrativ (QRK) nr. 10/2022 për licencimin e profesionistëve shëndetësor të huaj dhe aktet e tjera ligjore në fuqi”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button