Ministria e Shëndetësisë e sheh si një rezultat premtues numrin më të vogël të rasteve që kanë rezultuar sot pozitive  për SARS-COV-2 nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe e sheh këtë si një tregues se situata rreth pandemisë Covid-19 është nën kontroll në Kosovë, pavarësisht lehtësimit të masave.

Por, përkundër kësaj, MSH u bëri thirrje qytetarëvë të Kosovës që të vazhdojmë me disiplinë të lartë në zbatimin e masavë të ndërmarra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimeve të IKSHPK, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit.

Gjithashtu, MSH u bëri thirrje qytetarëvë që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave mbrojtëse si bartja e maskave, ruajtja e distancës sociale e fizike dhe mirëmbajtjen e higjienës individuale e kolektive.

Në Kosovë sot u konfirmuan 6 raste të reja me koronavirus.