MSh: Kosova e para me vdekje për kokë banori nga Covid-19 në botë – e pavërtetë e madhe

 

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, i quan jo profesionale dhe krejtësisht të pavërteta të dhënat, të cilat kinse e rangojnë Kosovën si shtetin me vdekshmërinë më të lartë në botë nga koronavirusi për 1 milion banorë.

Këtë, sipas Ministrisë, nuk e thonë as të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të Institutit John Hopkins,  të worldmeteres apo të ndonjë institucioni, organizate apo institucioni tjetër që merret me përmbledhjen dhe analizën e të dhënave rreth koronavirusit (Covid-19) në botë.

“Është i vërtëtë fakti  që gjatë korrikut dhe fillimit të gushtit shifrat e të vdekurve në Kosovë nga Covid-19 kanë qenë të larta, por, as për së afërmi për të qenë të parët, siç është manipuluar sot në shumë portale e rrjete sociale nga individë të ndryshëm. Të dhënat për një periudhë rreth dy javore flasin për trend të situatës epidemiologjike, por asesi për krejt situatën me pandeminë.”, bëri të ditur MSh përmes komunikatës.

Ministria e Shëndetësisë ju bëri thirrje të gjithëve që të referohen në të dhëna zyrtare dhe të plota dhe “jo në të dhëna të fragmentuara, të intepretuara sipas dëshirave apo matjeve e krahasimeve individuale dhe joprofesionale”./21Media

Back to top button