MTV bën të ditur listën e këngëtarëve në MTV EMA 2022

Ka më pak se dy javë deri në ceremoninë dedikuar muzikës MTV EMA që do të mbahet në Düsseldorf të Gjermanisë. Tashmë është bërë e ditur se nikoqirë të saj do të jenë ylli kosovar me famë botërore, Rita Ora, dhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi.
MTV javë më parë njoftoi për një radhë këngëtarësh që do të interpretojnë në skenë për publikun, në mesin e tyre edhe Bebe Rexha e Ava Maks.
E ditë më parë bëri të ditur edhe për disa këngëtarë të tjerë. Ata janë: Stormzy, Gayle, OneRepublic, Kalush Orchestra, Spinall, Äyann a dhe Nasty C.
Stormzy dhe Gayle janë të nominuar për çmime këtë vit.
Listën e të nominuarve e kryeson Harry Styles me shtatë sosh, përfshirë këtu kategoritë: artisti më i mirë, kënga më e mirë dhe videoja më e mirë.
Taylor Swift vjen pas tij me gjashtë nominime.
Cremonia e sivjetme MTV EMA do të ransmetohet live në MTV në më shumë se 170 vende, me datën 13 nëntor.
Ky vit shënon vitin e gjashtë që Gjermania do të jetë nikoqire e kësaj ngjarjeje./21Media

Back to top button