MTV EMA shkon në Dusseldorf këtë vit

Paramount ka zbuluar se Dusseldorf do të jetë qyteti mikpritës i MTV European Music Awards 2022.
Prezantuesi gjerman Hadnet Tesfai ka bërë të ditur njoftimin.
Çmimet do të mbahen në PSD Bank Dome më 13 nëntor.
Është hera e gjashtë që eventi do të organizohet në Gjermani që nga viti 1994.
EMA-të do të transmetohen drejtpërdrejt në MTV në 170 vende. Veprimtaria e vitit të kaluar u mbajt në Hungari dhe u organizua nga Saëeetie, me performanca nga Ed Sheeran, Maluma dhe Imagine Dragons.
Prezantuesi, të nominuarit dhe interpretuesit për eventin e këtij viti do të shpallen në muajt në vijim.
“Nuk ka asnjë ngjarje tjetër si MTV EMA që lidh audiencën në çdo cep të botës me artistët e tyre të preferuar. Mezi presim të kthehemi në Gjermani për të sjellë së bashku yjet më të mëdhenj të sotëm, ndërruesit e rinj dhe superfansët për festën përfundimtare të muzikës globale”, ka thënë Raffaele Annecchino./21Media

Back to top button