Muhamedali Kodra rrëfeu përvojën e tij me Covid-19

 

Muhamedali Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë përmes një postimi në Facebook mbrëmë njoftoi se në test doli negativ, por kishte simptoma të theksuara të COVID-19. Por pastaj e bëri një test serologjik që e kishte marrë nga Austria, dhe doli pozitiv.

Kodra sot në një intervistë në “Bon Bon” në RTV21 foli për gjendjen e tij shëndetësore dhe terapitë që i mori.

“Ne jemi në epokën e pandemisë, jemi të prirur me mendu një shkas tjetër, këto ishin dyshimet e para kur u sëmura. Më 13 korrik e bëra testin, e hëne ishte, pas pesë dite doli rezultati i testeve, më doli testi negativ, por gjendja vazhdimisht shkojke tu u përkeqësu. Por shokët e miqtë e mi intervenuan me terapi, nuk i takoj grupit të rasteve të rënda. E kam përcjellë gjendjen vazhdimisht, saturimin e kam pasë në nivel, kështu që s’kam pasur nevojë për oksigjeno-terapi. Por këto shenjat e tjera kanë qenë shenjat e theksuara. Djali ma solli testin e serologjik nga Austria, në ditën e dhjetë të testimit unë dhe gruaja dolëm pozitiv me Covid-19.”, deklaroi ai mes tjerash.

Kodra thotë se situata me Covid-19 në Kosovë ka dalë nga kontrolli./21Media

#BonBon Në test doli negativ, por vuajti nga #COVID-19, #MuhamedaliKodra rrëfen përvojën e tij

#BonBon Në test doli negativ, por vuajti nga #COVID-19, #MuhamedaliKodra rrëfen përvojën e tij

Posted by RTV21 on Monday, August 10, 2020

#BonBon #MohamedaliKodra tregon se çfarë terapie ka përdorur

#BonBon #MohamedaliKodra tregon se çfarë terapie ka përdorur

Posted by RTV21 on Monday, August 10, 2020

Back to top button