Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij, fituan betejën ndaj Covid-19. Sejdiu gjatë kohës sa ishte i prekur me këtë virus foli hapur për përvojën e tij, e një falënderim të veçantë u dedikoi mantelbardhëve për kujdesin që i ofruan.

Tashmë kur gjendja e tij është përmirësuar dukshëm, këngëtari u dedikoi edhe një projekt muzikor atyre, për ta dëshmuar se vërtetë e ndjen me zemër atë çfarë thotë. Në projektin e ri titulluar “Falenderim”, Sejdiu flet për gjendjen e tij dhe ndihmën që i ofruan mantelbardhët në tejkalimin e kësaj periudhe të vështirë për të dhe gruan e tij.

Këngëtari dhe bashkëshortja e tij në fillim të muajit mars kishin rezultuar pozitiv me koronavirus./21Media