Konfirmohet vdekja e parë në Suharekë nga COVID-19

Konfirmohet vdekja e parë në Suharekë nga COVID-19

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar se edhe një person ka vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në nëntë numrin e viktimave. Bëhet fjalë për një 69-vjeçar që ishte me prejardhje nga Suhareka.

Lidhur me këtë rast i pari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka konfirmuar se kjo është viktima e parë nga koronavirusi në këtë komunë.

“Konfirmohet vdekja e parë në Komunën e Suharekës nga Covid -19. Rasti është nga Semetishti dhe është i moshës 69 vjeçare. Familjarëve ju shprehim ngushllime. Ju ftoj të gjithëve që situatën ta kemi nën kontroll dhe të mos kemi panikë.”, shkroi ai në Facebook.

Viktima ishte pranuar me 10.04.2020, në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake./21Media