I infektuari tash e një kohë po punonte në Mal të Zi

I infektuari tash e një kohë po punonte në Mal të Zi

Sonte janë konfirmuar edhe tri raste të reja me koronavirus në Kosovë, e një prej tyre është nga komuna e Suharekës. Lidhur me personin e infektuar, i pari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se ai është kthyer nga Mali i Zi dhe është në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

“Informacioni i fundit tregon se e kemi edhe një rast pozitiv nga Komuna e Suharekës me virusin Covid-19 dhe ai gjendet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku i janë marrë rezultatet sepse ka ardhur nga jashtë vendit. Ky person ka punuar tash e sa kohë në Mal të Zi dhe nuk ka qenë i pranishëm në territorin tonë.”, thuhet ndër tjerash në shkrimin e Muharremajt.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë është 227./21Media