Muharremaj flet për masat që do t'i ndërmarrë komuna

Muharremaj flet për masat që do t’i ndërmarrë komuna

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka deklaruar se komuna që drejton po i respekton rregullat e karantinës, derisa theksoi se përveç masave që ka vendosur Ministria e Shëndetësisë, kjo komunë do të marrë edhe një sërë masash shtesë.

I pari i Suharekës në një intervistë për kp, thotë se në këtë komunë nuk do të lejohen më shumë se dy persona në një veturë, do të ndalohen tollovitë në bankë dhe në të gjitha maketet do të respektohet distanca. Ai thekson se aktualisht janë të pajisur me pajisje mbrojtëse dhe ushqim.

“Ne do t’i marrim ato masa që i ka paraparë Ministria e Shëndetësisë, kemi paraparë masa shtesë, ku nga sot nuk lejohen në vetura më shumë se dy persona, te çdo market që shkojnë qytetarët me u furnizu duhet të ketë maska, doreza dhe të mb ajnë distancën, po ashtu nuk do të ketë më mundësi me u krijua tollovi në banka, kemi ndaluar parqet dhe shëtitoret, të gjitha këto dhe do të marrim edhe masa shtesë. Këtë vendim e ka marrë qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbrëmë, kuptohen në bashkëpunim me shtabin komunal që e kemi të organizuar në Suharekë”, thotë Muharremaj.

Muharremaj theksoi se qytetarët e kësaj komune e kanë kuptuar rrezikshmërinë nga koronavirusi, andaj po i respektojnë të gjitha rregullat e karantinës, derisa bëri të ditur se në Suharekë janë identifikuar 5 raste me COVID-19, duke e llogaritur këtu edhe 1 pacient, i cili është shëruar.

“Rregullat e karantinës në Suharekë, zbatohen pasi që qytetarët e kanë kuptuar që kemi të bëjmë me një lloj lufte, me një pande mi që nuk e ka përfshirë veç Suharekën dhe Kosovën por të gjitha Kontinentet. Kështu që jemi të vetëdijshëm që kjo punë është për të mirë dhe për ruajte të shëndetit të qytetarëve, qëllimi kryesor është që të ndalim zinxhirin ku i kemi vatrat e virusit dhe këtë krizë ta tejkalojmë në bashkëpunim me qytetarë”, deklaroi Muharremaj.

Sa i përket pajisjeve mbrojtëse dhe nevojave, ai thotë se ministri Vitia i ka premtuar se do të ndihmojë këtë komunë.

Me këtë rast, Muharremaj i bën apel qytetarëve që të dalin vetëm në raste emergjente dhe të del vetëm një anëtar i familjes për furnizime me ushqim.

“Mbrëmë patëm një bisedë me shtabin dhe ministrin, i cili tha se do të ju furnizojmë më pajisjet shtesë, domethënë, çka kemi nevojë masat mbrojtëse në shëndetësi, t jerat materiale ushqimore kemi, depot i kemi të furnizuara duke i falënderuar qytetarët e komunës tonë që na kanë furnizuar me donacione nga perëndimi….Sot do të ketë masa shumë të rënda dhe apeloj te qytetarët që vetëm ata që kanë raste emergjente, ata që kanë nevojë për tu furnizuar, por le të del 1 prej familjes dhe jo me marrë komplet familjen dhe me dale, sepse nuk jemi duke shkuar në Piknik”, deklaroi Muharremaj.

Kujtojmë se në Komunën Suharekës, të prekur me COVID-19, janë 5 kurse njëri prej tyre i shëruar.