Muhaxheri konfirmon: Vjosa Osmani bartëse e listës së LDK-së

(Lajm i përditësuar)

Muhaxheri konfirmon: Vjosa Osmani bartëse e listës së LDK-së

Analisti politik Arton Muhaxheri në ”Click” të RTV21 ka konfirmuar se, sipas burimeve të tij, vendimi për përfaqësimin e Vjosa Osmani si bartëse e listës së LDK-së është i përfunduar.

“Sipas burimeve të mia, janë shumë të sakta. Kjo është e përfunduar si çështje: Vjosa është bartëse e LDK-së. Të gjitha opsionet e tjera nuk janë në tavolinë që të kenë listën e tyre”, tha Muhaxheri.

Ai shtoi se po diskutohen detaje të brendshme, si mënyra se si do të futet lista, por pozicioni i Osmanit si bartëse është i vendosur.


Muhaxheri: Vjosa Osmani po e kopjon fushatën e Hashim Thaçit

Analisti politik Arton Muhaxheri në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet të zgjidhet brenda Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Për president nuk ka zgjidhje në Kuvendin e Kosovës, as nuk duhet me pas zgjidhje. Unë mendoj se duhet me pas zgjedhje”, ka thënë Muhaxheri.

Duke folur për, punën e Vjosa Osmanit, Muhaxheri shtoi se ”Vjosa Osmani po e kopjon fushaten e Hashim Thaçit”./RTV21/21Media

Back to top button