Muhaxheri për vdekjen e Arlind Gjikollit: Peja e humbi një artist e njeri të mirë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka ngushëlluar për vdekjen e Arlind Gjikollit i njohur si Gjikla.
Ai ka thënë se Peja e humbi një artist e njeri të mirë.
Muhaxheri në një postim në Facebook ka shkruar se ikja shumë e hershme e Arlind Gjikollit – Gjikles, është një lajm i trishtueshëm për Pejën.
“Themelues i grupit WNC nga Peja, i cili e shtyri një hap përpara zhanrin e muzikës rep në Kosovën e pasluftës, si dhe drejtor menaxhues i Telegrafit, ishte njeri i qeshur, i dashur me të gjithë, pasionant i artit, muzikës e teknologjisë. Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën!”, ka shkruar Muhaxheri.
Të hënën, më 5 dhjetor, vdiq në moshën 41-vjeçare, drejtori menaxhues i telegrafit dhe artisti, Arlind Gjikolli i njohur edhe si Gjikla.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, e martë (6 dhjetor) në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Pejës. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit, rruga “Mbretëresha Teutë”./21Media

Back to top button