Muja kërkon ndryshim: Partitë të dalin nga hijet e tyre

Analisti politik, Basri Muja, në emisionin ”Click” të RTV21, për çështjen e presidentit u shpreh se pret nga partitë politike që të dalin nga hijet e tyre. Derisa shtoi se zgjedhjet kanë koston e vetë.

“Do të kemi të humbura edhe 5, 6 muaj, do të kemi një kosto sepse zgjedhjet e kanë koston e vetë jo vetëm materiale, por kanë edhe në procesin legjislatim dhe të reformave tjera e tjera, pa asnjë benifit. Pres prej partive me dalë nga hijet së tyre, mi lënë egot e veta sepse gjithë kanë ego edhe mu ulë që të gjejnë një zgjedhje, gjetë një person konsesual, shumë me rëndësi”, theksoi Muja./21Media

Back to top button