Në seancën për raportim të Kryeministrit dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku tha se i vjen mirë që masat që i mori sot Qeveria Hoti, i ka ndërmarrë më herët Qeveria Kurti.

“Dëgjuam për një sërë masash që i ka ndërmarrë Qeveria Hoti, më vjen mirë që ato masa i ka ndërmarrë më herët Qeveria Kurti, mirëpo i them kësaj Qeverie që jemi në rrethana tjera, fatkeqësisht. Dhe për këtë dikush duhet të marrë përgjegjësi. Jemi në rrethana tjera ku radhitemi si vendi me rrezikshmëri të lartë, një vend që s’preferohet për vizitë nga qytetarët e BE-së. Një vend që u rendit nga Universiteti Johns Hopkins me menaxhimin më të mirë, tani renditet tek vendet ku menaxhohet më së keqi pandemia.”, deklaroi ajo mes tjerash./21Media