Thomas Muller beson se Robert Lewandowski javën e ardhshme në çerekfinale të Ligës së Kampionëve mund ta dëshmojë se është më i mirë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Kur u pyet nëse Lewandowski është sulmuesi më i mirë në botë tani, ai u përgjigj: “Do ta shohim të premten. Lewy e ka përgjigjen e kësaj pyetje. Messi po ashtu ka luajtur mirë sot. Por është në duart e Lewyt që të tregojë se është më i mirë se ai”, deklaroi ai./21Media