Kupa Evropiane e Xhudos për Juniore “Athina 2019”

Kupa Evropiane e Xhudos për Juniore “Athina 2019”

Xhudistet Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha i kanë siguruar dy medalje Kosovës në Kupën Evropiane të xhudos, për Juniore, që po mbahet në Athinë të Greqisë.

Erza është në finale të kategorisë -48 kg, ndërsa Flaka në finale të kategorisë -57 kg.

Laura Fazliu (-63 kg) është në luftë për medaljen e bronztë, pasi pësoi humbje në gjysmëfinale.

Erza e Flaka shënuan nga tri fitore, ndërsa Laura dy.