Mungesa e energjisë elektrike në Ukrainë vërehet edhe nga sateliti

Imazhet satelitore ilustrojnë se sa shumë ka ndikuar lufta e Rusisë në infrastrukturën në Ukrainë.
Pjesët përreth të Evropës dhe Rusisë janë të ndriçuara, ndërsa pjesa më e madhe e Ukrainës është e errët.
Ndërsa imazhi tjeter nga NASA tregon rrjetin e Ukrainës të ndezur përpara se Rusia të pushtonte, dhe sa shumë ka ndryshuar deri në këtë muaj.

Aktualisht, në kryeqytetin e Kievit, rreth 50% e klientëve mbeten pa energji elektrike në temperatura pothuajse të ulëta, sipas autoriteteve ukrainase.
OKB vlerëson gjithashtu se më shumë se 7.2 milionë refugjatë ukrainas janë regjistruar në të gjithë Evropën, ndërsa më shumë se 6.9 milionë janë zhvendosur brenda vendit./21Media

Back to top button