Mungesa e investimeve të huaja

Njohës të çështjeve të ekonomisë thonë se për shkak të politikave të dështuara ekonomike të qeverisë, Kosovë gjendet në pozitë të palakmueshme sa i përket investimeve të huaja.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se qeverisë i mungon një strategji ekonomike për tërheqjen e investitorëve.

“Ka shumë punë dhe ka shumë hapsirë që duhet me bë për me pasë investime të huaja. Padyshim që ka mungesë të strategjive, ka një mungesë të angazhimit, të krijimit te grupevr te cilat do të ishin marrë me freskimin d legjislacionit dhe freskimin e politikave fiskale për ta kriju një ambient me të mirë dhe më ateaktiv, për të bërë biznes në Kosovë. Vendet ë rajonit janë duke punu me të madhe dhe janë duke berë punë që të kenë sa më shume investime të huaja. Kurse te ne ende nuk kemi veprime konkrete ose nuk kemi vendim konkret i cili e permison ose e motivon investitorin e huaj që të vije dhe të investojë në Kosovë”, tha për RTV21 Rafuna.

Profesori Medain Hashani, thotë se siguria fizike, krahas sigurisë juridike, është njëri prej elementeve më të rëndësishme që ndikon në vendimmarrjen e investitorit për të shtrirë aktivitetin në tregje të reja. Ai përmendi edhe mungesën e strategjive fiskale, gjë që pakëson gjasat për tërheqjen e investitorëve të huaj.

“Çdo investitor i cili dëshiron me investu në një vend, nevojitet që te ketë fillimisht të qartë se cilën strategji të zhvillimit ekonomik ka ai vend. Ne si Kosovë ended nuk kemi asnjë dtrategji të zhvillimit ekonomik. Politika tatimore të cilat aplikohen në Kosovë janë shumë të pafaroshme për investitorët e huaj dhe krijojnë pasiguri në raport me investimet qe mendojnë me i bë”, tha ai.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadrijaj, përmend edhe sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, si penalizim për mungesë investimesh.

“Vetë fakti që edhe raporti i progresit i BE-së ka thënë që nuk ka pasë investime të huaj direkte në Kosovë, vlerësoj që siguria jo në rregull në fakt sigura ile brishtë në vend për faktin që viti 2023 ka qenë vit me brishtësi të madhe të sigurisë nga problemet në veri. Po ashtu edhe masat e BE-së që i ka vendosë ndaj Kosovës edhe kjo e luan një rol që investitorët e huaj të hezitojnë të investojnë në një vend ku dihet që ka masa. E gjitha kjo mund të bie në ujë po të kishte strategji ekonomike nga ana e qeverisë por kjo qeveri është ende nuk ka strategji e cila do të investontë diçka me kapitale serioze dhe të të mëdha investive por është e foluduar në akumulimin e te hyrave”, tha ai.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Kosova renditet në vendin e 57 për klimën e të bërit biznes./21Media

Back to top button