Monitorues të Kuvendit kërkojnë ndëshkimin e deputetëve

Monitorues të Kuvendit kërkojnë ndëshkimin e deputetëve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë paga të majme për rrethanat tona. Me mëditje marrin madje rreth dy mijë euro. Mirëpo, deputetët, jo që vetëm që mungojnë shpesh në seanca, por edhe kur nuk qëndrojnë tërë kohën në seanca marrin mëditje! Rregullorja e punës së Kuvendit nuk parasheh ndëshkim të deputetëve. Organizatat që monitorojnë punën e Kuvendit kërkojnë që në rregulloren e re të Kuvendit të përfshihen edhe masat ndëshkimore ndaj deputetëve të papërgjegjshëm.(Përgatiti: Albulena Nuha, Kamera: Lulzim Fana)./21Media