Mungesa e ajrit dhe e kondicionerëve, protestojnë punëtorët e Pallatit të Drejtësisë

Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë kanë dalë jashtë zyrave të tyre dhe po qëndrojnë në oborr si protestë ndaj kushteve brenda objektit ku punojnë.
Për shkak të ajrit të rënduar dhe mungesës së oksigjenit, ata kërkojnë që t’u lejohet hapja e dritareve të objektit.
Sipas punëtorëve, tre persona janë alivanosur në prokurori brenda pak ditësh, pasi sipas tyre nuk ka mjaftueshëm oksigjen.
Punëtorët e këtij Pallati, për të cilin u investuan 30 milionë euro, tregojnë për shëndetin që iu është keqësuar prej kur filluan punën këtu.
Zyra e BE-së në Kosovë, që ka dhënë buxhetin më të madh për ndërtimin e këtij objekti, më herët kishte krijuar një grup punues, për të evidentuar të gjitha problemet që ka në këtë ndërtesë.
Konkretisht problem me ajrim këtë objekt e ka përcjellë që nga viti 2014./21Media

Back to top button