Skuadra nga Suhareka, Ballkani, është padyshim ekipi më bindës i këtij edicionin të Superligës së Kosovës duke treguar ndeshje spektakolare dhe duke grumbulluar 19 pikë pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.

Por, është vet trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ai i cili sot i ka vendosur etiketën e një “skuadre të frikshme” dhe bëhet fjalë për Llapin që sot e mposhtri Arbërinë me rezultat 2-0.

Menjëher pas ndeshjes, Munishi në Facebook ia uroi fitoren trajnerin Batatina, që njëherit ishte edhe fitorja e parë në këtë edicion garues.

Ni lojë fantastike nga te dyja skuadrat Llapi dhe Arberia.
Mikut timë Tahirit i deshiroj suksese shumë dhe ja uroj fitoren e parë .
Llapi ishte sot i frikshem .

Posted by Ismet Munishi on Saturday, October 24, 2020