Munishi para derbit me Ballkanin: Do të jetë kënaqësi me qenë prishtinas

Superliga e Kosovës do të rikthehet në këtë vikend me disa ndeshje tejet interesante të cilat do t’i përkasin xhiros së pestë të sezonit 2022/23.
Ndër këto ndeshje do të jetë edhe derbi mes Prishtinës dhe kampionit, FC Ballkanit, i cili do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.
Ndërkaq para këtij takimi, trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka një mesazh tejet të qartë. Ai tha se këtë të diele, do të jetë kënaqësi me qenë prishtinas dhe anëtarë i klubit të Prishtinës.
“Të dielën mbrëma do të jetë kënaqësi me qenë prishtinas dhe anëtar i FC Prishtinës. ‘Plisat’ do të japin leksione falas për ata që duan të mësojnë”, tha Munishi.

Back to top button