Murale mahnitëse nga duart e nxënësve dhe arsimtares së tyre në shënim të 15 vjetorit të Pavarësisë

Kur jemi në prag të shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shumë aktivitete janë organizuar në nivel vendi.
E përjashtim nuk po bëjnë as shkollat. Nxënësit me ndihmën e mësuesve të tyre po zhvillojnë aktivitete të ndryshme, një i veçantë është bërë në shkollën “Xheladin Gashi- Plaku” në Komoran të Drenasit, shkruan portali rtv21.tv
Arsimtarja e Artit, piktorja Egzona Haxhiu bashkë me nxënësit e saj kanë realizuar murale të ndryshme në muret e shkollës të cilat përfshijnë, simbolet shtetërore e deklaratën e Pavarësisë./21Media

Back to top button